E rëndë/ Shtyu nusen e djalit drejt vetëvrasjes, arrestohet vjehrra në Tiranë

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku protagoniste janë nusja dhe vjehrra.

Burime zyrtare thanë se vjehrra ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhduesme ndaj nuses së djalit të saj.

Një situatë e tillë ka agravuar deri sa ka bërë që e reja të tentojë vetëvrasjen.

Bëhet fjalë për vjehrrën e identifikuar me inicialet M. K.,. e cila është arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj”, njofton policia.

Ndërkohë, një rast tjetër të dhunës në familje është regjistuar në Tiranë, kësaj herë burri ka dhunuar gruan e tij, e për pasojë është arrestuar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit