
Zëvendësadmirali i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Scott Stearney, u gjet i vdekur në banesën e tij në Bahrein, njoftoi marina të shtunën.
Zv/admirali Stearney ishte komandanti i Flotës së 5-të të Marinës amerikane në Bahrein.
Në një video të publikuar në Twitter, Shefi i Forcave të 31-ta të Operacioneve Detare, Admirali John Richardson tha se Shërbimi i Hetimeve Penale Detare dhe Ministria e Brendshme e Bahreinit po bashkëpunojnë në hetim.
“Por, aktualisht nuk kemi asnjë të dyshuar”, tha Richardson.
Ndërkohë, sipas zyrtarëve të mbrojtjes të cituar nga CBS News, Stearney u gjet i vdekur ndërsa me gjasë bëhet fjalë për një “vetëvrasje të qartë”.
Richardson tha se tani komandën e ka marrë admirali Paul Schlise, zëvendës komandanti i flotës së 5-të./Rtv Islam/


