
Disa miliona njerëz u mblodhën në një tubim në Indonezi për të mbështetur “Grupin e Veprimit 212”.
Më 2 dhjetor 2016, një organizatë e quajtur “Grupi i Veprimit 212” organizoi demonstrata drejtuar kundër guvernatorit të Xhakartës, Basuy Tjayah Purnama, i cili i kishte fyer muslimanët.
Në sheshin “Monas”, një nga simbolet e lirisë, u mbajt një tubim i ri me rastin e shënimit të përvjetorit të dytë të këtyre demonstratave, me qëllim të solidarizimit me muslimanët.
Programi u ndoq nga njerëz nga të gjitha pjesët e vendit, duke thirrur slogane për unitet dhe mesazhe nga Libri i Shenjtë i Muslimanëve, Kur’ani.
Rreth 20 mijë njerëz u angazhuan rreth sigurisë dhe shumë rrugë u mbyllën përkohësisht për trafik.
Një nga organizatorët e tubimit, Sobri Lubis, tha se qëllimi i tubimit është që t’i tregohet bashkësisë ndërkombëtare se muslimanët janë unik dhe kanë të njëjtin qëllim.
“Përveç kësaj, në tubimin që sot e kemi organizuar ka edhe përfaqësues të komuniteteve jo-muslimane, të cilat kanë ardhur për të dhënë mbështetje”, shtoi Lubis.
Novel Makumin, nga “Grupi i Veprimit”, tha se në tubim kanë marrë pjesë më shumë se tre milionë njerëz, të cilët kanë ardhur nga të gjitha pjesët e vendit.
Turma po ashtu brohoriste slogane në mbështetje të Prabwou Subinatou, kandidatit në zgjedhjet presidenciale, i cili ka mbështetur programin.
Prabwo gjatë fjalimit të tij në tubim, tha se nuk do të flasë për politikë apo propagandën zgjedhore, ai falënderoi për ftesën për të marrë pjesë në program.
Zgjedhjet presidenciale në Indonezi do të mbahet në muajin prill, ndërsa presidenti aktual indonezian Joko Widodo në një garë të ngushtë të zgjedhjeve të vitin 2014 fitoi me 53.15 për qind të votave kundër Prabowo dhe u bë kreu i shtetit.
Ish-guvernatori i krishterë, Basuki Tjahaja Purnama, i cili mori funksionin në vitin 2014, gjatë një fjalimi në vitin 2016 ka fyer Islamin, me çka shkaktoi reagime të ashpra në opinion.
Me këtë rast u organizuan protesta në të gjithë vendin ku morrën pjesë disa qindra njerëz, duke kërkuar shkarkimin e Purnamo dhe dënimin e tij.
Gjyqi zgjati rreth pesë muaj, ndërsa Purnamo më 9 maj 2017 u dënua me dy vjet burg për fyerje të Islamit./Rtv Islam/


