Më pas ai u është kthyer gazetarëve duke u thënë se “janë rëndë” dhe se “janë zhytur thelle” pasi sipas tij “rrinë shumë me ta”, duke iu referuar opozitës.

“Po ju them se çdo zyrtar shqiptar, kemi qenë ne apo kushdo të kishte qenë dhe do t’i kërkohej një takim, do ta priste në takim. Nuk shoh asnjë kontradiktë me atë që ka thënë zoti Çuçi.

Mund të qëllojë të takojmë një tjetër zyrtar që vjen në Shqipëri, dhe më pas të rezultojnë të hetohet, do mbaj unë përgjegjësi?! Jeni aq rëndë, ngaqë rrini më shumë me ta…

Çuçi nuk ka qenë ministër i Brendshëm, ai ka qenë në Shqipëri në 2017, takimet me ne i ka kërkuar ai.

Jeni zhytur aq thellë… Kryeministri është në detyrë nga mëngjesi në darkë, dhe se kur vjen në Parlament e cakton ai”, tha Balla.