Kurti-opozitës: Keni qejf t’ua themelojmë ‘Zajednicën’, por ajo nuk kalon

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se opozita ka dëshirë që të themelohet “Zajednica”, por kjo gjë nuk mund të bëhet.

“Unë e kam të qartë që ju keni qejf t’ua themelojmë ‘Zajednicën’, por ajo nuk kalon. ‘Zajednicën’ e keni pranuar ju, por ajo nuk bëhet. Ju nuk e keni zbatuar dhe unë nuk e zbatoj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sa i përket raportimit në Kuvend, ka shprehur gatishmërinë që të diskutojnë kurdo që dëshiron opozita.

“Kurdo që dëshironi unë jam i gatshëm. Sa i përket neneve, unë i kam takuar krerët opozitarë ndaras, por sa i përket diskutimit në Kuvend ju takon ju ta ftoni.

Unë i kam ftuar krerët opozitarë.

Unë nuk dua të ndërmarr hapa që do ta dëmtonin Kosovën për çështjen e konfidencialitetit, por Kuvendi i Kosovës është mbi të gjitha.

T’ua bëj të qartë edhe njëherë përveç Kushtetutës dhe ligjit janë edhe pesë kushte të tjera”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit