Balla nga Kuvendi akuzon opozitën për laboratorin e kokainës në Xibrakë

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli nga Kuvendi për laboratorin e kokainës në Xibrakë, duke akuzuar opozitën se një nga personat e përfshirë është i lidhur me një deputet të opozitës.

“Sali Berisha, pronari i SHQUP-it më akuzoi mua për laboratorin e Xibrakës. Saliu kërkoi të sulmohesha unë që isha në Mirakë, jo në Xibrakë, se Xibraka është në Elbasan, jo Miraka.

Ata e dinë fare mirë se kush është bruni flokëshkurtër 45 vjeçar.

Shko pyet Saliun. Shko poshtë ballkonit dhe pyete Saliun, se Saliu e ka thënë këtu, është një i lidhur me një deputet të partisë tënde.

Unë të dëgjova (i drejtohet Bardhit). Ti ke një problem të madh, je vetëm zhurmues, nuk u bëre njëherë drejtues i grupit parlamentar, prit të mbaroj unë).

U kthyet ju pas 9 vitesh te kjo fabul. Ju e dini fare mirë që nuk është Olsi Rama, është hetuar për këtë. Kush po iu paguan ju ta riktheni këtë çështje?

Fola si një dëshmitar politik prej shumë vitesh këtu në parlament.

Si ministër iBrendhsëm dua të hjetoj si ka mundësi që politika e këtij krahu nuk ka vendosur mend të shpërdorohet nga interesa ekonomike, financiare dhe të vijë këtu e të artikulojë për gjëra të qarta, që janë hetuar.

M.q.s ju keni besim te SPAK, pse nuk keni besim që ta hetojë edhe këtë ccështje?

Të takon për detyrën që mban. Detyrën e kryetarit të grupit parlamentar e kam bërë edhe vetë, duhet t’i qëndrosh fjalës, bëj kallëzim, jo informim, njoftim.

Për kallëzim të rremë shkon në kokërr të burgut, shko bëj kallëzim dhe e mbyllim këtu.

Shko te Saliu, Saliu kush është ai 45-vjeçari, kaq, ta thonë edhe ata të rreshtit të fundit.

Në 8 muaj nuk pretendoj të spastroj Policinë e Shtetit menjëherë, por dua t’ju shpreh të gjithë angazhimin tim dhe shumë shpejt do të vij këtu tek ju, të kërkoj edhe mbështetjen tuaj, të opozitës, për një ligj të ri të Policisë së Shtetit.

Nuk kam asnjë dyshim që ka pnponjës që ditën janë me uniformë dhe natën tradhtojnë besimin e qytetarëve. Jam duke bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë parntere, INTERPOL, EUROPOL se falë këtyre kemi arritur të identifikojmë drejtues të lartë që sot janë pas hekuraee.

E papranueshme që policia shkon të arrestojë një prej personave më të rëndësishëm të botës së krimit, personi të jetë në kontakt me një shef komisariati, është arrestuar shefi i komisiariatit edhe bosi i heroinës është arrestuar”, tha midis të tjerash Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit