Basha: Kush nuk distancohet nga afera e teatrit, është bërë pis

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryeministri Edi Rama kanë vijuar edhe sot përplasjen në rrjetet sociale “Facebook” për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Pas mesazhit të Ramës, ka ardhur edhe reagimi i Bashës, i cili e quan kryeministrin një hajdut psiqik, që vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën 200 milionë euro.

“Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, thekson Basha.

“Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.

Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla.

Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit