Basha në Levan: Është në dorën tuaj, ose edhe 4 vjet të tjera dështim, ose ndryshim dhe fitore për Shqipërinë

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në Levan pas Tepelenës ku është takuar me qytetarët dhe iu ka kërkuar të bashkohen për ndryshimin.

Basha është pritur në rrugë nga mbështetësit që e kanë shoqëruar deri në qendër të Levanit.

Kreu i PD tha se Levani, Fieri dhe gjithë Shqipëria kanë ngelur në vendnumëro, duke iu kërkuar të ngrenë kokën dhe demokratë e socialistë të bashkohen për ndryshim, pasi siç tha ai nuk jeni skllevër të askujt, të asnjë politikani.

“Mirë se ju gjej vëllezër e motra, zonja e zotërinj, të rinj e të reja, banorë të Levanit që qëndron gjeografikisht, historikisht si pikë lidhëse mes Fierit, Vlorës, Lushnjës dhe Beratit. Qendër e vjetër, banorësh krenarë por një qendër jo ekonomike e braktisur e harruar. Vëllezër e motra jam sot në këtë pikë lidhëse të katër kryeqendrave tona, të jugut si mesi i një rrugëtimi që kam nisur nga Saranda në Tropojë, nga jugu në veri. Dhe nga Saranda në Tropoja e nga Korça në Durrës, nga fshatrat më të largëta të vendit, në zemrën e Tiranës, kam ndier entuziazmin, shpresën, besimin, bashkimin e shqiptarëve për ndryshim. E ndiej kur takoj nënat, nënat tona të vuajtura që 8 vite me radhë u janë skuqur sytë nga lotët e dhimbjes për të rinjtë, fëmijët e tyre me pamundësi ekonomike, për ata që sërish detyrohen të emigrojnë në vend që të punojnë e të jetojnë këtu. Kam takuar të rinj e të reja që duan të njëjtën gjë që ka rinia në vende të reja që duan të njëjtën gjë që ka rinia në vendet e tjera, mundësi për arsim, mundësi për punësim, këtu në Shqipërinë tonë të bukur.

Kam takuar vogëlushe e vogëlushe, nipër e mbesa pensionistësh, të cilët pasi paguajnë faturat e kripura të dritës, faturat e kripura të ilaçeve, nuk i mbeten para as për ti blerë asnjë karamele. Sepse 8 vite me radhë Levani, Fieri, Shqipëria kanë mbetur në vendnumëro. Por po kështu kam parë dhe dëgjuar se ata mezi po e presin, shqiptarët mezi po e presin 25 Prillin. Ndaj iu drejtohem nënave shqiptare me sytë e skuqur nga malli për fëmijët e përzënë, nëse doni që fëmijët tuaj ti mbajmë këtu, ti arsimojmë këtu, ti punësojmë këtu, votoni numrin 9. Iu them baballarëve shqiptarë ngrijeni kokën, ju nuk jeni skllevër të askujt, ju nuk jeni shërbëtorë të asnjë partie, të asnjë politikani, të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku. Ju nuk jeni skllevër të askujt, të asnjë politikani, të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku. Ju jeni shqiptarë krenar. Vëllezërit e mi, ngrijeni kokën, demokrat e socialist, bashkohuni për ndryshim, votoni numrin 9. Votoni numrin 9! Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë si ky marsh për ndryshim nuk ka të ndalur! Është një kohë e gjatë 8 vite. 8 vite është një kohë e gjatë për të mbajtur premtimet elementare. I mbani mend apo jo legalizimet falas?

Levani e di fare mirë, dështim zero! 300 mijë vendet e punës, dështim! Dështim, 500 mijë të larguar nga Shqipëria! Levani me ndërprerje energjie, pa ujë po i përmbytur. I përmbytur i pakompensuar! Njësoj si qytetet e tjera. Njësoj si fshatrat dhe vendet e tjera të Shqipërisë. Edhe Levani duket si një vend pa qeveri. Sepse 8 vite me radhë, janë 8 vite dështimesh, janë 8 vite tradhtie ndaj çdo shqiptari, të majtë e të djathtë. Ndaj sot i ftoj të gjithë pa dallim, të djathtë e të majtë, votoni për numrin 9. Grua dhe burri shqiptarë, vajzat dhe djemtë, gjyshet dhe gjyshërit, do të votojnë numrin 9, për ndryshimin e jetës tuaj, për ndryshimin që mezi presim në familjet tona. Votoni numrin 9. Vëllezër dhe motra, 25 prilli është dita kur ndryshe nga këto 8 vite, ai që nuk mbajti asnjë premtim, ai që në 8 vite pati më shumë pushtet se kushdo tjetër që nga koha e Enver Hoxhës por që e përdori vetëm për veten e vet dhe i harroi të gjithë, të djathtë e të majtë. Me 25 prill e keni ju në dorë, ju e keni në dorë, vëllezër dhe motra. Me 25 prill pyetja e rëndësishme është, edhe katër vjet të tjera si këto, të mbushura me dështime apo votë për numrin, 9, votë për ndryshim që të fitojë Levani, të fitojë Fieri, të fitojë Shqipëria. Dhe unë e di, unë e shoh, unë e prek kudo padurimin për ndryshim.

Tani, edhe ju kudo, në rrugë, në sheshe, në ara, nga larg, përshëndesni me shenjën e fitores sepse e dini se fitorja do ju takojë ju. Qeveria e re do ju takojë të gjithëve ju sepse do të punojë për të gjithë shqiptarët pa dallim. Humbjen e ka ndjerë dhe Edi Rama, i cili tani po kërkon të bëhet pjesë e aleancës tonë, e qeverisjes së aleancës tonë. Por a mundet të ketë ndryshim Shqipëria pa larguar Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij? A mundet të ketë ndryshim Shqipëria duke i hapur derën edhe 4 vite të tjera atij që kishte 8 vite? 8 vite dhe vetëm premtoi e njësoj premton tani. Kini kujdes vëllezër dhe motra. Po troket për herë të tretë dështimi në dyert tuaja. Mbyllini dyert dështimit. Mbylljani dritaret dështimit por hapini kanatat e zemrave tuaja për ndryshimin, për bashkimin, me numrin 9. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Shqipëria fiton!”, deklaroi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit