Basha: Sulmet e politikës inkurajojnë krimin të kërcënojë drejtësinë

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot ndaj deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Basha e cilësoi deklaratën si “një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve”.

“Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë”, u shpreh ai në rrjetet sociale.

“Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë dhe vijojmë t’i japim SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë mbështetje pa kushte”, vijoi Basha.

Sipas tij, vetëm një drejtësi e pasulmuar nga politika, do të jetë një drejtësi e duhur për të mirën e njerëzve.

“Vetëm një drejtësi që i shërben shqiptarëve, është një drejtësi imune ndaj çdo kërcënimi”, përfundoi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit