Basha zotohet para personave me aftësi të kufizuar: Do hetojmë përdorimin e fondeve për ju, abuzuesit para drejtësisë

Mos i humb

Lideri i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara deklaroi se sapo të vijë në pushtet do të hetojë përdorimin e fondeve.

Ai theksoi se abuzuesit do të dalin para drejtësisë, ndërsa shtoi se PD kur të vijë në pushtet do të bëjë gjithçka që kujdestarët të kenë pagesën dhe trajnimin e nevojshëm.

PJESE NGA BASHKEBISEDIMI
Sokol Murataj:
 Unë quhem Sokol Murataj! Jam kryetar i Shoqatës të Personave me dëmtime të shtyllës kurrizore, të Shqipërisë. Në gjuhën shkencore quhemi paraplegjik dhe tetraplegjikë pra ne jemi personat më të rëndë të aftësisë të kufizuar fizike që shteti duhet ti trajtojë në mënyrë të veçantë, jemi 2500 persona në të gjithë Shqipërinë.

Lulzim Basha: 2500 të gjithë.

Sokol Murataj: 2500 ndërsa numri total është 6800 dhe pjesa tjetër janë të pjesshëm. Në lidhje me pandeminë këta persona janë më të prekur, sidomos tetraplegjikët që kanë probleme dhe me traktin aspirator.

Lulzim Basha: Sigurisht, janë më të rrezikuarit.
Sokol Murataj: Janë më të rrezikuarit por çfarë ndodh 90% e këtyre personave vijnë nga aksidente rrugore, operohen mbahen dhjetë ditë në spital dhe nxirren nga spitali dërgohen në shtëpi, këta nuk rikthehen më në spital, humbasin kontakte me sistemin shëndetësor, nuk kanë, imagjino maska duhet të blihet të gjitha I blejnë me lekë, pensionet janë si janë. Ne dolëm me një deklaratë, unë jam edhe nënkryetari I bashkimit kombëtar të aftësisë së kufizuar Në dëm të personave me aftësi të kufizuar dhe t’jua kthejmë këto të drejta në përputhje me konventën vet personave me aftësi të kufizuar. Do të bëjmë një hetim të të gjithë fondeve publike dhe jo publike të përdorura të personave me aftësi të kufizuara. Do të bëjmë të mundur që përmes kësaj jo vetëm të çojmë para drejtësisë abuzimin me këto fonde por të parandalojmë një sjellje të tillë në të ardhmen. Do të bëjmë gjithçka që kujdestarët që përmendi edhe Z.Strazimiri, jo thjeshtë të kenë pagesën e nevojshme port ë kenë dhe trajnimin përkatës. Po kështu, sa I përket problemeve që prekëm siç janë ato të transportit publik, taksës së banesës, të indeksimit që është një turp i madh, është një turp I madh në raport me ju, është një turp I madh në raport me pensionistët shqiptarë. Keni parë besoj që për indeksimin e pensioneve kanë parashikuar për buxhetin e vitit 2021, 1/3 e asaj që kanë parashikuar për koncesione të vetëm një grupi koncesionesh. Domethënë paratë janë por këta vendosin t’ja japin 4-5 vetave dhe neglizhojnë 640-650 mijë pensionistë. Dhjetëra mijëra, qindra mijëra persona me aftësi të kufizuar. Pra, e gjithë paketa e ligjeve, e gjithë reforma në këtë sektor nuk mund të bëhet pa konsensusin, pa pjesëmarrjen, pa kontributin tuaj. Gjëja e parë që ju garantoj është pikërisht kjo. Natyrisht zbatimi I këtyre ligjeve ka rëndësi. Në qoftë se punëdhënësi duhet të punësojë një invalid për çdo 25 të punësuar sot është në rastin më të mirë 1 për 50 kjo do të thotë që ka diçka që çalon. Ne s’mund të shkojmë dhe ta kërkojmë këtë vetëm te sektori privat, aq më shumë kur sektori privat në këtë ditë më të vështira ndër më të vështirat. Por ne si shtet. Çfarë është qeveria ? Qeveria është ajo që e bashkon interesin publik, që e mbron interesin publik. Jemi ne që duhet të marrim masa që ligji të zbatohet qoftë edhe duke subvencionuar.

Lulzim Basha: Të falenderoj shumë. Dua të them, meqë u ngritën disa çështje shumë të rëndësishme nga ju dhe parafolësit, dua të them dy fjalë. Ashtu si kam biseduar me Sinanin prej vitit 2005 atëherë ku kam pasur nderin të jem anëtar i lobit zyrtar në parlamentin shqiptar bipartizan.

Sinan Tafaj: Në ditën ndërkombëtare të integrimit.

Lulzim Basha: Po! Në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar kështu e kam filluar rrugëtimin tim politik. Domethënë zyrtarisht ne krijuam një lob bipartizan, ne sapo kishim ardhur në pushtet por edhe me përfaqësues të opozitës për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuar. Sa i përket të gjithë kategorive që ju përfaqësoni si Bashkimi Kombëtar i Organizatave të personave me aftësi të kufizuar gjëja e parë dhe kryesore që dua t’ju garantoj sot është që ashtu siç e kam nisur për herë të parë dialogun me ju në vitin 2005 si deputet atëherë nesër do të keni te ju jo thjeshtë një derë të hapur por një mekanizëm institucional të zyrtarizuar ku drejtuesit dhe anëtarët e organizatave të personave me aftësi të kufizuar do të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes për zgjidhjen e problemeve. Së pari duhet të bëjmë korrigjimin e shumë masave duke përfshirë dhe masat ligjore që kanë favorizuar e rrjeteve abuzitiviste në dëm të personave me aftësi të kufizuar dhe t’jua kthejmë këto të drejta në përputhje me konventën vet personave me aftësi të kufizuar. Do të bëjmë një hetim të të gjithë fondeve publike dhe jo publike të përdorura të personave me aftësi të kufizuara. Do të bëjmë të mundur që përmes kësaj jo vetëm të çojmë para drejtësisë abuzimin me këto fonde por të parandalojmë një sjellje të tillë në të ardhmen. Do të bëjmë gjithçka që kujdestarët që përmendi edhe zoti Strazimiri, jo thjeshtë të kenë pagesën e nevojshme port ë kenë dhe trajnimin përkatës. Po kështu, sa i përket problemeve që prekëm siç janë ato të transportit publik, taksës së banesës, të indeksimit që është një turp i madh, është një turp i madh në raport me ju, është një turp i madh në raport me pensionistët shqiptarë. Keni parë besoj që për indeksimin e pensioneve kanë parashikuar për buxhetin e vitit 2021, 1/3 e asaj që kanë parashikuar për koncesione të vetëm një grupi koncesionesh. Domethënë paratë janë por këta vendosin t’ja japin 4-5 vetave dhe neglizhojnë 640-650 mijë pensionistë. Dhjetëra mijëra, qindra mijëra persona me aftësi të kufizuar. Pra, e gjithë paketa e ligjeve, e gjithë reforma në këtë sektor nuk mund të bëhet pa konsensusin, pa pjesëmarrjen, pa kontributin tuaj. Gjëja e parë që ju garantoj është pikërisht kjo. Natyrisht zbatimi i këtyre ligjeve ka rëndësi. Në fund dua të them që ajo që kemi thënë prej më shumë se gjashtë javësh kemi shpalosur me shkrim për pensionistët por edhe për personat me aftësi të kufizuar: Dyfishimi i paketës higjeno-sanitare, në veçanti për t’iu përgjigjur nevojave të shtuara financiare për të përballuar pandeminë, pagesat shtesë pra në këtë drejtim, paketën e ndihmës ekonomike e cila po kështu duhet të trajtojë mes jush që situata e pandemisë i ka goditur ekonomikisht duke i cënuar bukën e gojës jo më thjesht aftësinë për të blerë maska apo higjenizues apo siç ishte rasti i motrës suaj zonjë që ka kaluar COVID-in apo është duke kaluar COVID-in. si dhe rimbursimi i medikamenteve, rimbursimi i plotë i barnave për të gjithë ata mes jush dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë në procesin e kurimit ambulator pra që janë të detyruar të blejnë ilaçet dhe të kurohen në shtëpi, të gjithë e kanë problem edhe njerëz me dy të punësuar me rroga mbi mesataren e kanë problem të paguajnë mbi 1200-2000 euro shkon deri në 3000 euro në qoftë se marrin ilaçe më të rënda, imagjinoni kategoria e personave me invaliditet të plotë apo të pjesshëm që e kanë tërësisht të pa mundur me një pagesë prej 110 mijë lekë apo 147 mijë lekë dhe 78% e tyre sipas të dhënave janë kryefamiljarë me 5-6 anëtarë si do ta përballojnë këta faturën e kurimit. Është një problem për të gjithë është një problem i shumfishtë për ju.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit