Nga fshehja e parave në kamion gjatë qëndrimit në Bergamo tek trafiku i drogës, detaje nga sekuestrimi i 300 mije eurove në portin e Durrësit

Mos i humb

Një ditë pas sekuestrimit të 294 mijë eurove në Portin e Durrësit, detaje të reja dalin në dritë.

Në pranga ra shtetasi Ferdinant Murikaj, shoferi i kamionit ku u gjet sasia e eurove. Ndërkohë, në kërkim është shpallur Erjon Jovani, pronari i kamionit, ndërsa është proceduar penalisht Aldo Lika.

Të dyshuarit për këtë ngjarje kanë dëshmuar se nuk kishin dijeni për paratë që ishin në kamion, i cili ishte nisur me mallra nga Durrësi drejt Bergamos së Italisë, dhe se kur u kap ishte duke u kthyer për në vendin tonë.

Mësohet se pasi kamioni pasi ka shkarkuar mallin në Bergamo, është nisur drejt Shqiperisë, ku destionacion kishte Lushnjën.

Mes të tjerash bëhet e ditur se pakot eurove që u gjetën në kamion kanë pasur kode të ndryshme, ndërsa ka dyshime se paratë janë ngarkuar në Bergamo për në Shqipëri. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit