“BE-ja po tenton ndryshimin e Kushtetutës për Asociacionin”

Mos i humb

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë deklaratat kundërthënëse të Bashkimit Evropian për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ajo, në një postim në Facebook ka shkruar se ishte vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila në Kuvendin e Kosovës kishte kërkuar që Asociacioni të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurse dje kërkoi që kjo të bëhet mbi bazën e marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015.

Postimi i plotë i deputetes Osmani:

A PO KËRKON BASHKIMI EVROPIAN TA NDRYSHOJMË KUSHTETUTËN E KOSOVËS?

Më 6 maj 2016, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini kishte deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ‘Asociacioni do të bëhet në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.’

Dje, më 26 qershor 2018, Këshilli i BE-së, në konkluzionet për Kosovën deklaron se ‘Asociacioni duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e gushtit 2015 dhe atë të v.2013.’

A mundet dikush nga BE ta sqarojë pse ky kthim prapa? Pra tani kërkohet që të injorohet Vendimi i gj.Kushtetuese, i cili kishte konstatuar se Statuti i Asociacioni nuk mund të hartohet sipas marrëveshjes së 25 gushtit meqë ajo binte ndesh me një sërë dispozitash kushtetuese. Prandaj, kërkesa e djeshme që ky statut të bëhet sipas marrëveshjes së gushtit 2015 mund të interpretohet si kërkesë për të ndryshuar kushtetutën e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit