Ministri Çavusoglu takohet me homologun danez

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavusoglu, sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Anders Samuelsen.

Çavuşoğlu në kryeqytetin e Danimarkës në Kophenagen, ku ndodhet për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Reforma në Ukrainë, u takua me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Anders Samuelsen.

Çavuşoğlu dhe Samuelsen gjatë takimit kanë diskutuar për çështjet dypalëshe, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE). Me këtë rast Çavuşoğlu ka theksuar nevojën e asaj që autoritetet daneze nuk duhet të lejojnë aktivitetet e organizatës terroriste PKK dhe të organizatave të lidhura me të.

Çavuşoğlu në llogarinë e tij në Twitter ka postuar fotografinë e takimit, ku është shprehur se “Në takim me ministrin e Jashtëm të Danimarkës Samuelsen kemi diskutuar për çështjet dypalëshe, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet Turqi-BE. Theksuam nevojën e asaj që autoritetet daneze nuk duhet të lejojnë aktivitetet e organizatës terroriste PKK dhe të organizatave të lidhura me të”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit