Bejko: Studentët e dhjetorit të bashkohen me PD

Mos i humb

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Roland Bejku zhvilloi sot një takim me ish-studentin e dhjetorit 90-ës, Ilir Dizdari.

Në një postim në rrjete sociale, Bejko, vuri theksin tek nevoja e mbështetjes së Partisë Demokratike nga ish-studentët e dhjetorit 90-të.

Ai theksoi se mori mbështetjen e Dizdarit për garën e 14 majti në Tiranë.

“Dita sot filloi me një takim me studentin e Dhjetorit 90, Ilir Dizdari. Nga Iliri mora mbështetjen për garën e Tiranës në 14 maj. Ne ramë dakord që situata në Partinë Demokratike është e njëjtë me atë të dhjetorit 90, që kërkon mobilizim për ta shpëtuar dhe ruajtur vlerat euroatlantike. Iliri bëri thirrje që ish studentët e dhjetorit, t’i bashkohen PD, për të përfunduar misionin e filluar 30 vite më parë, për një Shqipëri evropiane.”, shkroi Bejko.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit