Berisha firmos marrëveshjen me PBDNJ e Vangjel Dules, i jep kandidatët në bashkitë Himarë

Mos i humb

Sali Berisha firmosi pak minuta më parë marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit koalicioni i Berishës dhe Metës nuk do të kenë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit pasi ia kanë lënë zonë të lirë PBDNJ-së së Vangjel Dules.

Në këto tre bashki PBDNJ ka përcaktuar kandidatët. Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës,  Thanas Maneka për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.

Berisha tha se me këtë marrëveshja është vendosur beteja kundër regjimit të Edi Ramës.

“Kënaqësi për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të Partisëe Demokratike me të cilët ne vendosim që të bëjmë një beteje të përbashkët kundër monizmit të një prej regjime më të korruptuara në Evropë, regjimi i Edi Ramës. Do t’i kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë, do t’i kthejmë në shtëpitë e përbashkëta të shqiptarëve. Me këtë marrëveshje kemi shënuar një jap shumë të rëndësishëm në realizimin e objektivave të përbashkëta”, tha Berisha pas firmosjes së marrëveshjes.

Ndërsa kryetari i PBDNJ tha se bashkëpunimi me demokratët për partinë e tij ka qenë gjithmonë i suksesshëm.

“Shpreh kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes me Sali Berishën. Është një bashkëpunim i hershëm me Partinë Demokratike, dhe shpesh i suksesshëm. Dua të veçoj këtu -2005-2009, që është një prej katërvjeçarëve më të mirë të qeverisjes. Duhet thënë që demokracia dhe shteti në Shqipëri aktualisht është në intubim. Rruga është e gjatë, e vështirë por na garanton fitoren. 14 maji tw jetw njw pikw e rëndësishme kthese për mbarwsi dhe pwrparim”, tha Dule, duke nënvizuar se sipas tij ndryshimi në bashkitë e vendit do të jetë shumë i madh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit