Berisha: Nuk ka prova për para të paligjshme në PD

Mos i humb

Kryetari i grupit të Rithemelimit, Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia kanë publikuar sot rezultatet e këtij auditi dhe kanë dalë në përfundimin se nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur para të paligjshme në PD.

Duke folur për financimin rus të Bashës, Berisha theksoi se konkluzioni i raportit tonë është se PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të hyrë apo të dalë.

“Raporti ynë nuk ka asnjë element të ri krahasuar me dosjen e prokurorisë që hetoi dhe mbylli Edi Rama.

Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së.

Nuk ka.

Ky është konkluzioni i raportit tonë.

Këtë e ka ditur Prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por Prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit