SHBA-të theksojnë se Kanadaja dëshiron ndryshime të marrëveshjes kufitare për të ndihmuar në menaxhimin e azilkërkuesve pasi më shumë se 26.000 refugjatë kaluan në Kanada në 15 muajt e fundit, njoftuan mediat.
Por zyrtarët kanadezë po minimizojnë çdo ndryshim, duke thënë se nuk po zhvillohen negociata zyrtare.
Megjithatë, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) pranoi një e-mail se është duke shqyrtuar kërkesën kanadeze për të ndryshuar marrëveshjen kufitare me Kanadanë.
“DHS aktualisht është duke shqyrtuar propozimin e bërë nga Kanadaja për të ndryshuar Marrëveshjen e Sigurisë së Vendit të Tretë (STCA), por ne nuk kemi asnjë vendim për të njoftuar tani”, tha zëdhënës i DHS-së si përgjigje ndaj e-mailit për një hetim mediatik.
STCA midis Kanadasë dhe SHBA-ve thekson se refugjatët duhet të kërkojnë mbrojtje nga vendi i parë i sigurt në të cilin ndodhen, në mënyrë që të mos ketë kufizime në mes të dy vendeve. Megjithatë, zbatohet vetëm në kalimet kufitare tradicionale të tokës, në aeroporte ose me tren.
Refugjatët, të nxitur nga politikat kundër emigracionit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, përpiqen të kalojnë në zonat e largëta të pa mbrojtura midis dy kufijve. Atje ata arrestohen dhe mbahen në qendrat e paraburgimit, ndërkohë që presin të vazhdojnë proceduurat.
Partia Konservatore e opozitës ka sugjeruar që STCA të aplikohet përgjatë tërë kufirit.
Por sugjerimi u refuzua nga qeveria e kryeministrit Justin Trudeau, sepse do t’i nxiste refugjatët për tek pikat më të thella të kalimit, të cilat janë veçanërisht të rrezikshme gjatë muajve të dimrit.


