Britani, zjarre në veri të Anglisë

Mos i humb

 

 

Rreth 120 zjarrfikës luftojnë me zjarret që po përhapen në veri të Anglisë.

Shërbimi zjarrfikës në rajonin Lancashire njofton se dy zjarre të mëdha janë bashkuar për shkak të erërave të forta dhe kushteve jashtëzakonisht të thata nga të cilat është përfshirë pjesa më e madhe e Anglisë. Zjarri është regjistruar në zonën Winter Hill, 355 kilometra në veriperendim të Londrës.

Zjarrfikësit e Lancashire-s mbrëmë vonë deklaruan se ky është një zjarr i madh i cili përhapet me shpejtësi në të gjitha llojet e vegjetacionit, përfshirë dhe malet.

Rreth 20 automjete zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për mbrojtjen e objekteve në afërsi. Zjarrfikësit kërkojnë nga banorët, që për shkak të rrezikut, të mos ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit