Austria merr presidencën e BE-së

Mos i humb

 

 

Austria mori kryesimin me Bashkimin Europian (BE) nga Bullgaria. Gjatë kohës së kryesimit do t’i kushtojë vëmendje çështjeve si lufta kundër emigrimit ilegal, mbrojtja e kufijve të jashtëm të Unionit dhe rritja e sigurisë në Europë.

Me ceremoninë e dorëzimit të detyrës, ku morën pjesë edhe presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk, kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov dhe ai i Austrisë Sebastian Kurz, zyrtarisht filloi periudha e kryesimit me presidencën e Këshillit të BE-së nga Austria, e cila do të zgjasë 6 muaj.

Në mesin e çështjeve me prioritet për Austrinë, e cila do të udhëheqë kryesimin, do të jetë emigrimi ilegal.

Përkundër asaj që në krahasim me vitetet e kaluara, në vitin 2018 ka një numër dukshëm më të vogël në numrin e emigrantëve të cilët kanë ardhur në Evropë, Austria dëshiron rritjen e mëtejme të kontrollave në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Kryeministri Kurz, i cili propozon rritjen e kontrollave ndaj refugjatëve edhe në Detin Mesdhe, shprehu nevojën e asaj që nëpërmjet bashkëpunimit me Agjencinë e Sigurisë Kufitare të BE-së “FRONTEX” dhe sigurisë bregdetare të Libisë të ndalen emigrantët të cilët përpiqen të shkojnë në Evropë nëpërmjet këtyre rrugëve.

“Shpëtimi në Detin Mesdhe nuk duhet të nënkuptojë lejen për hyrje në Evropën Qendrore”, thotë Kurz, i cili ndodhet në mesin e liderëve të shteteve të BE-së të cilët e mbështesin qëndrimin për themelimin e qendrave për refugjatë jashtë BE-së.

Ai thotë se BE-ja ka nevojë “për më shumë siguri”. Sipas tij, Austria gjatë periudhës së presidencës me BE-në ka zgjedhur sloganin “Mbroje Evropën”.

Për këtë arsye, sipas Kurz, mbrojtja e Evropës kërkon intensifikimin e kontrolleve në kufijtë e jashtëm të BE-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit