Britania, Ukraina dhe Polonia përgatisin paktin për forcimin e sigurisë rajonale

Mos i humb

Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe Ukraina po përgatisin një pakt trepalësh për të forcuar sigurinë rajonale.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Ukrainës Denys Shmygal.

Ai gjithashtu theksoi se pret që në të ardhmen vendet të nisin një format të ri të bashkëpunimit rajonal.

“Shpresoj se në të ardhmen e afërt do të jemi në gjendje të nisim zyrtarisht një format të ri rajonal të bashkëpunimit … në kontekstin e agresionit të vazhdueshëm rus, ne duhet të nënshkruajmë një dokument trepalësh mbi bashkëpunimin për të forcuar sigurinë rajonale,” tha Shmygal ndërsa pritet që të zhvillojë edhe një takim me homologun e tij polak Mateusz Morawiecki në Kiev.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit