Manastirliu: Kemi doza të mjaftueshme për të gjithë Shqiptarët

Mos i humb

580 mijë vaksinat e injektuara në Shqipëri deri më tani, sipas ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë sjellë uljen e ndjeshme të të infektuarve me Covid.

Nga foltorja e parlamentit, ku u miratua akti normative për masat ndaj pandemisë, ajo theksoi se tashmë Shqipëria ka dalë nga harta e rrezikut

“Lirimi gradual dhe i kujdesshëm i masave duhet me do e mos të shoqërohet me distancimin fizik, me maskat, me higjenën në mënyrë që të mos bëjmë hapa pas por të vijojmë përpara në këtë kilometër të fundit të kthimit në normalitet që shumë të dëshiruar .” 

Sipas Manastirliut qeveria ka siguruar dozat e mjaftueshme për vaksinimin I gjithë shqiptarëve

“25 mijë nga 50 mijë vaksina të Sputnitk tashmë kanë mbërritur. Pjesë e kontratës direkte të qeverisë Shqiptare me distributoren e autorizuar të kësaj vaksine, ndërkohë që ka përfunduar lëvrimi prej 500 mijë vaksinash të kontratës me distributorin Sinovaks.”

Në spitalet ku trajtohen pacientët me coronavirus deri këtë të Premten janë 111 persona të shtruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit