Çavuşoğlu bisedë telefonike me homologun amerikan Pompeo

Mos i humb

 

 Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Mike Pompeo, njoftuan burimet diplomatike.

Sipas burimeve, në bisedën telefonike Çavuşoğlu dhe Pompeo kanë diskutuar për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Turqisë dhe për zgjidhjen e problemeve aktuale mes dy vendeve.

Ministri Çavuşoğlu më 3 gusht ishte takuar kokë më kokë me homologun e tij amerikan në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të Punëve të Jashtme të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Në një deklaratë pas takimit, Çavuşoğlu ishte shprehur se palët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar dhe zhvilluar dialog në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve.

Ndërkaq, Popmeo kishte deklaruar se SHBA dhe Turqia janë partnerë të vlefshëm pavarësisht tensioneve të shkaktuara rreth çështjes së pastorit amerikan Andrew Craig Brunson i cili ndodhet nën arrest me akuzat se ka kryer krim në emër të organizatave terroriste PKK dhe FETO.

Ndërkohë, është njoftuar se një delegacion nga Turqia nën kryesimin e zv/ministrit të Jashtëm turk, Sedat Önal, do të niset së shpejti drejt SHBA-ve për bisedime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit