Çavusoglu: Turqia nuk injoron asnjë lloj zgjidhje për Qipron

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se vendi i tij kurrë nuk injoron asnjë lloj zgjidhje për Qipron pasi ajo është një “çështje kombëtare për ne”.

“Qiproja është kauza jonë kombëtare. Barazia dhe siguria e popullit qipriotë turq është e domosdoshme. Mbi këtë bazë, ne nuk përjashtojmë asnjë lloj zgjidhje”, tha Çavusoglu në Konferencën e 11-të të Ambasadorëve.

“Porosia jonë për të gjithë të interesuarit në rajon (Mesdheu Lindor) është i njëjtë. Nëse bashkëpunoni me ne, të gjithë fitojnë”, theksoi kryediplomati turk.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar shpimin e njëanshëm të administratës qipriote greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) po ashtu ka të drejta për burime në zonë.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti nga Greqia që synonte aneksimin e Qipros, Ankaraja duhej të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua TRNC.

Dekadat që nga ajo kohë kanë parë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha përfunduan të pasuksesshme. E fundit e zhvilluar në vitin 2017 në Zvicër me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundoi pa rezultat.

Kryediplomati Çavusoglu po ashtu foli edhe për çështjen palestineze, për çka deklaroi se “Turqia do të vazhdojë të mbrojë me çdo kusht kauzën palestineze”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit