Sulm ajror nga forcat e Haftarit në Libi, 41 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë u plagosën gjatë sulmit ajror të kryer nga forcat lindore të Libisë, të udhëhequr nga komandanti Khalifa Haftar, në qytetin Merzuk në jugperëndim të vendit.

Sipas lajmeve në mediat e Libisë, avionët luftarak të Haftarit ka shënjestruar një lagje ku jeton fisi Toubou në qytetin Merzuk. Nga sulmi kanë humbur jetën të paktën 41 persona, ndërsa janë plagosur 37 të tjerë.

Forcat e Haftarit nuk dhanë ndonjë deklaratë në lidhje me sulmin.

Haftar shkakton reagim ndërkombëtar me shënjestrimin e rajoneve civile me mbështetjen e armëve dhe municioneve të cilat i merr nga aleatët rajonal.

Avionët luftarak të Haftar në muajin e kaluar kishin shënjestruar një strehimore të migrantëve në lindje të kryeqytetit të vendit, ku kishin humbur jetën mbi 60 migrantë të parregullt të shtetësive të ndryshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit