Çfarë do të ndodhë me veriun e Kosovës? Albin Kurti: Do ta zhdukim praninë e Serbisë atje duke bashkëpunuar me serbët lokalë

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti  ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se në veriun e Kosovës është problem prania ende e Serbisë.

Kurti tha se qeveria e tij e ardhshme do ta zhdukë praninë e Serbisë, duke bashkëpunuar me serbët lokalë, të cilët sipas tij, po ashtu vuajnë nga homogjenia e Serbisë në atë rajon të Kosovës.

Albin Kurti: Në komunat me shumicë serbe që janë në jug të Ibrit, do të jenë edhe institucionet. Atje nuk aq problem prania e institucioneve të Kosovës, por është pranie Serbisë. Ne besojmë se duhet që me ata forca të Serbisë duhet të merren institucionet tona, duke bashkëpunuar me serbët lokalë. Do të bashkëpunojnë me serbët lokalë kundër pranisë të Serbisë.

Ne duhet të shkojmë në veriun e Kosovës, të shkojmë si shërbim. Bajram Rexhepi ka qenë nga liderët, e askush tjetër me aq sa di në atë rajon. Ne duhet të jemi në qeveri për të shërbyer ndaj çdo banori të Kosovës, qoftë serb a shqiptar. Trepça e Veriut dhe e jugut duhet të bashkohet, e mendoj se me bashkimin e Trepçës do të bashkohet Mitrovica. Duhen bërë investime në Trepçë. Në Trepçë nuk ka dhënë investim Prishtina, qeveria jonë pra, por Serbia. Kjo nuk duhet të ndodhë më.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit