COVID-19, vazhdon të rritet numri i të vdekurve në Brazil, Indi dhe Meksikë

Mos i humb

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 572 vdekje, në Indi 1.013 dhe në Meksikë 292.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 23.010 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.035.422 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave me 572 vdekje ka shkuar në 101.049.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 627.126 raste dhe 25.114 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.118.460.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Indi

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 62.064 raste të reja, duke e rritur në 2.215.074 numrin e rasteve, ndërsa me 1.013 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 44.466 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.535.743. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 292 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 52.298. Ndërkaq, me 4.376 raste të reja, është rritur në 480.278 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 322.465 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit