Deklarata e fortë e Kurtit: Nëse s’ka koalicion me LDK, Kosova shkon sërish në zgjedhje

Mos i humb

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili u vetëshpall kryeministër, deklaroi se nëse nuk bëhet koalicion me LDK-në, Kosova shkon sërish në zgjedhje. Sipas tij, secili version dhe përpjekje tjetër për formim të Qeverisë do të sillte luftë.

“Ose do merremi vesh, ose le të shkojmë prapë në zgjedhje. Çka të bëjmë, ose le të bëhet koalicioni LDK – VV, ose të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Kurti në një intervistë për Kohën Ditore.

Ai tha se cdo tentative tjeter që të cojë LDK-në me dikë tjetër, është ide e dhunshme. “Ajo do të ishte dhuna me vullnetin e qytetarëve nëse dikush provon ta cojë LDK-në me dikë tjetër. Ato ide janë të dhunshme, ndaj nuk janë reale”, është shprehur Kurti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit