Erdogan: Dëshira e vetme e Turqisë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se “dëshira e vetme” e vendit të tij është paqja dhe stabiliteti në Ballkan.

“Dëshira e vetme e Turqisë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”, tha presidenti Erdogan në ceremoninë e fillimit të punimeve të autostradës Sarajevë-Beograd dhe në përurimin e projekteve të ndryshme në qytetin serb Sremska Mitrovica.

Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të rrisë investimet në të gjithë Serbinë, duke shtuar se të dy vendet duhet të zhvillojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat.

“Çdo pjesë e këtyre territoreve është një monument i solidaritetit dhe bashkëpunimit tonë”, shtoi Erdogan.

Përurimi i projekteve të ndryshme të kompletuara nga Agjencia për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Serbi, fabrikat e ndërtuara nga kompanitë turke, si dhe disa ceremoni, pëfshirë ajo e fillimit të punimeve të autradës Sarajevë-Beograd u zhvilluan në Sremska Mitrovica.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit