Demë Shehu: Ne arritëm ta shembim perandorinë antishqiptare VMRO – DPMNE

Mos i humb

Demë Shehu i Grupit të Kumanovës i’u ka përgjigjur liderit të partisë VMRO Hristijan Mickovski’t i cili i ka quajtur frikacak ‘Grupin e Kumanovës’. Ai i ka bërë me dije Mickovski’t se frikacak je ti, si pioneri i shefit tënd kryefrikacakut Gruevski , i cili iku me bishtin ndërmjet këmbëve.

Ai i bëri me dije Mickovski’t se gjithmonë do të mbetesh një  “MICKY  MAUS” në Miniaturë.

Ky është postimi i plotë:

Lepurushi Mickovski në një prononcim për Tv Alsat na paska quajtur frikacakë Grupin e Kumanoves,sepse dy bashkëluftëtarët tanë i janë përgjigjur burrërishtë provokimeve dhe fyerjeve të terroristave të Vmro-së!

Të flasësh për frikën dhe trimërin duhet që të studiosh veprat e Trimave dhe Frikacakëve.

Lepurushi i vmro-së,frikacak je ti ,sepse je pioneri i shefit tënd kryefrikacakut gruevski ,i cili iku me bishtin ndërmjet këmbëve.

Frikacak janë kukuvajkat e organizates terroriste të vmro-së që sulmuan deputetët në parlament me 27 prill,të cilët kur u dënuan me nga 10 vite burg qanin si fëmijë në gjykatore dhe vazhdojnë të qajnë edhe sot e kësaj dite nëpër burgje,

Frikacakë janë kukuvajkat tuaja me uniforma të gri e të zeza dhe të kamuflluar me maska, të cilët na maltreronin me duar të lidhura në mënyrë sistematike gjatë transportit nëpër gjykata.

Neve i kemi zënë robë policët tuaj dhe pasi i kemi lidhur,nuk i kemi prekur me dorë,sepse duhet të jesh si ju kukuvajkat e Vmro-së frikacakë e të ligë që ta maltretosh dikënd me duar të lidhura pas shpine.

Kjo mënyr veprimi i dallon Trimat e Grupit të Kumanovës nga Frikacakët e organizatës terroriste të vmro-së.

Çlirimtarët e Grupit të Kumanovës nuk e ulen kokën as në luftime dhe as në gjykat kur na shqiptuan dënimet me burgime të përjetshme,por përkundrazi në Kryeqytetin Shpirtëror të Shqipëtarëve në Shkupin Dardan,tok së bashku kënduam Himnin Kombëtar,i kënduam Shqipërisë dhe Heronjve tonë.

Çlirimtarët e Grupit të Kumanovës nuk merzitën për Burg dhe nuk e kanë frikë vdekjen,përkundrazi çdo ditë e më shumë na rritet krenaria.

A e dini përse na rritet krenaria,sepse neve arritëm ta shembim perandorin antishqiptare të cilën e udhëhiqte organizata terroriste vmro-dpmne.

Çlirimtarët e Grupit të Kumanovës janë Margaritarët e Kombit Shqipëtar,

Grupi i Kumanovës i shërben vetëm Kombit Shqipëtar dhe gjithë jetën do t’ia kushtojmë çlirimit të tokave Ilire-Arbërore-Shqipëtare.

Çlirimtarët e Grupit të Kumanovës janë Varrmihësit e organizatës terroriste të vmro-dpmne dhe gjithmonë do të jenë të tillë kundër çdo pushteti antishqiptarë.

Ndërsa ti mickovski, gjithmonë do të mbetesh

“MICKY MAUS” në Miniaturë.

Zoti i bekoftë të gjithë Çlirimtarët e UÇK-së.

Rroftë Shqipëria të cilën e duam më shumë se jetërat tona!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit