Denoncimi i fortë i Berishës: MSH urdhëron përdorimin e vaksinave të skaduara anti-Covid, po rrezikohet shëndeti i qytetarëve

Mos i humb

Kreu i PD, Sali Berisha, bën një denoncim të fortë në faqen e tij të “Facebook”, teksa shprehet se qytetarëve po iu injektohen vaksina të skaduara anti-Covid.

Në denoncimin e tij, kryedemokrati thekson se “Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara”.

Denoncimi i Berishës:

Një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut!

Të dashur miq, në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara.
Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital. #sb
– – – – –
Pershendetje dr po ju informoj se jemi urdheruar te vazhdojme vaksinimin me lotin e vaksines Pfizer qe ka skaduar ne Korrik dhe sipas urdherit duhet qe kete lot ta perdorim gjere ne tetor.

foto galeri

foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit