Dështimi i Kosovës në Interpol rezultat i politizimit të diplomacisë Kosovare

Mos i humb

Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ka reaguar Lëvizja për Drejtësi e cila fajëson krerët e shtetit për mos aftësinë e tyre për të drejtuar çështje serioze.

Sipas tyre, ky dështim vjen si rezultat i politizimit të diplomacisë Kosovare dhe mos aftësisë së saj për t’i bindur së paku shtetet që na kanë njohur për një votë pro.

“Mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol në një organizatë ndërkombëtare që lufton kriminalitetin tregon paaftësinë e krerëve të shtetit për t’u marrë me çështje serioze. Ky dështim vjen si rezultat i politizimit të diplomacisë Kosovare dhe mos aftësisë së saj për t’i bindur së paku shtetet që na kanë njohur për një votë pro.

Me tej, thuhet në njoftim se në bazë të rezultateve të votimit doli që Serbia edhe gjatë pauzës së rundit të parë ka arritur t’i bindë 20 shtete që në rundin e dytë të votojnë kundër.

“Dështimi në këtë arenë dhe vazhdimi i përfaqësimit të Kosovës me këtë përbërje të Qeverisë, është tregues se ne si shtet do të ballafaqohemi edhe në vazhdim me dështime. Gjitha këto do të forcojnë politikën e jashtme të Serbisë ndaj kërkesave të tyre për të zhbërë apo për të zbehur shtetësinë tonë.

Politika e jashtme kërkon kredibilitet për angazhim në ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive për anëtarësimin e Kosovës në asociacione dhe organizma ndërkombëtare”.

Ndryshe, Lëvizje për Drejtësi vazhdonë të besojë që vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit