Dhuna e tifozëve gjatë orëve të fundit, reagon Policia e Shtetit: Një efektiv është plagosur me thikë, ja çfarë kemi gjetur gjatë kontrolleve të ultrasve

Mos i humb

Policia e Shtetit ka reaguar pas trazirave të shkaktuara në orët e fundit në Tiranë. Zv. Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Albert Dërvishi, tha se tifozët e të dyja skuadrave finaliste, fillimisht kanë tentuar të konfliktohen së bashku.

Policia ndërkohë si ka lejuar dhe pas thirrjeve të vazhdueshme për ndërgjegjësim dhe ndalim të situatës, është nevojitur ndërhyrja, pasi tifozët kanë qëlluar me sende të forta ndaj efektivëve.

Dervishi thotë se si pasojë janë dëmtuar 19 policë, njëri prej të cilëve është goditur me thikë.

Në komisariat janë shoqëruar 60 tifozë dhe gjatë kontrolleve i janë gjetur thika, leva, doreza hekuri dhe lëndë të tjera piroteknike.

“Sikurse kemi bërë me dije këto ditë, në disa dalje publike, sa i përket sigurisë Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje. Duke filluar nga pikat e kalimit kufitar dhe për garantimin e rendit publik në qytet, që nuk kanë lidhje me këtë aktivitet sportiv. Gjatë mbrëmjes së djeshme një grup tifozësh, kanë lëvizur drejt stadiumit Air Albania për të tentuar një konflikt me tifozët kundërshtarë. Policia ka tentuar të ndalojnë një grup të tifozëve holandezë, por ata kanë goditur policët me gurë, shishe qelqi dhe sende të forta.

Në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë ka pasur sërish përplasje. Si pasojë e dhunës së ushtruar, janë plagosur 19 punonjës policie, njëri prej të cilëve është plagosur me thikë. Janë dëmtuar 4 automjete policie. Për sa më sipër në qendrat spitalore janë dërguar për ndihmë mjekësore 10 shtetas, 5 shqiptarë, 3 italianë dhe 2 holandezë. Shërbimet e Policisë së Shtetit, bazuar në procedurat standarde të punës, i kanë bërë thirrje tifozëve për të ndërprerë përdorimin e dhunës. Në raport me sjelljen e kundërveprimin e tifozëve, është ndërhyrë në mënyrë të përshkallëzuar duke bërë të mundur shpërndarjen e tyre. Janë shoqëruar 60 tifozë problematikë nga të dyja skuadrat, 48 italianë dhe 12 holandezë. I janë sekuestruar leva, gurë, thika, lëndë piroteknike”, tha Dervishi.

Më tej ai shtoi:

“Janë deportuar 80 tifozë huliganë italianë për të cilët do të ndiqen procedurat me Italinë për përjashtimin e tyre nga aktivitetet e futbollit. Policia vlerëson maksimalisht qasjen e ditës së sotme kur qytetarët kanë vlerësuar thirrjen e autoriteteve për të kufizuar lëvizjet dhe mospërdorjen e automjeteve. Apelojmë për bizneset në Tiranë që të mos tregtojnë pije alkoolike në shishe apo gota qelqi. Adresojmë një thirrje për tifozët italianë dhe holandezë që të sillen si qytetarë europianë. Në bazë të Kodit Penal kundërshtimi I punonjësit që kryen një funksion publik është vepër penale dhe kur kryhet më shumë se një herë ose në grup dënohet me burgim deri në 5 vjet”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit