“Falënderoj Presidentin për organizimin e këtij forumi”, ambasadorja Yuri Kim shtrëngon duart me Metën

Mos i humb

“Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” ka bërë bashkë Presidentin e Republikës Ilir Meta, si një nga organizatorët e këtij aktiviteti dhe ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim.

Ndonëse nuk është takimi i parë mes tyre në një aktivitet, ambasadorja e SHBA ka shtrënguar duart me Presidentin Meta dhe madje e ka falënderuar për aktivitetin.
“Falënderoj Presidentin Meta për organizimin e këtij forumi”, tha ambasadorja e SHBA.

Në pamjet e siguruara nga Panorama, duke momenti kur Presidenti Ilir Meta takohet me ambasadoren Yuri Kim.

Situata mes Presidentit Meta dhe ambasadores Kim u tensionua në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit. Pas deklaratave të Presidentit pati reagime nga ambasadorja Kim.

Në fjalën e  saj në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim deklaroi se kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe se Shqipëria ka bërë progres në përballjen me të.

“Një tematikë e rëndësishme, prania e dy krerëve të shteteve tregon se është çështje e rëndësishme që na mbledh bashkë. Jam besim plotë që Shqipëria me partnerët e saj është e përkushtuar të përballet me plagën e trafikimit. Vlerësoj që Shqipëria ka ndërmarrë hapa për dënimin të dyshuarve për trafikim, por duhet të shohim më shumë për këtë”, tha Kim.

Më tej ajo shtoi: Tani duhet të identifikojmë rrugën për të bërë para. SHBA ka financuar një projekt për mbështetjen e viktimave të trafikimit, asnjë vend s’mund ta bëjë këtë i vetëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit