Dhunë, vjedhje dhe “tapë” në timon, 5 të arrestuar në Tiranë

Mos i humb

TIRANE- 5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Dhunë, vjedhje dhe “tapë” në timon, kush janë të arrestuarit nga blutë e Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 34 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 40 vjeç, pasi në Golem, në një kompleks, ka vjedhur disa materiale alumini dhe pajisje elektrike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 28.12.2021, në Golem, ka tentuar të vjedhë në banesën në pronësi të shtetasit R. K., ndërsa më datë 29.12.2021, në Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit D. K.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim A. P., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin L. S., 43 vjeç, pasi në një agjenci mjetesh me qira, ka marrë një mjet të cilin më pas e ka shitur pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit