Dhunimi i vajzës 18-muajshe, pronari i kopshtit: Nëse e kam rrahur, më dënoni 20 vite. Pse i dhashë nënës 50 mijë lekë

Mos i humb

Pronari i kopshtit privat në Durrës, ku një nënë ka denoncuar në polici se vajza e saj e mitur është dhunuar në ambientet e këtij institucioni, ka treguar detaje nga ngjarja.

Ai pohoi se pas ngjarjes ka shkarkuar të gjithë personelin e çerdhes dhe ka marrë të ri. Teksa nënvizoi faktin se dhunë për këtë rast nuk ka pasur, Dervishi tha për mediat se nëse gjykata vërteton se e ka dhunuar ai fëmijën, të dënohet me 20 vite burg.

Mes të tjerash pronari i kopshtit tha se edukatorja e përfshirë në këtë çështje nuk është e dhunshme, ndërsa e ka pushuar atë nga puna.

“Policia më ka thirrur në këtë ngjarje.

Ju ftova juve se jam qytetar i thjesht. S’kam frikë fare. Mund t’ju them të gjithëve ikni.

Edukatoren e kam përjashtuar nga puna. Ajo nuk e ka pranuar dhe më tha; me ke hyrë në hak kot.

Nëna e fëmijës ka denoncuar në polici. Unë fëmijën e saj e kam tërhequr prej krahu dhe i kam thënë; merre se qan. Ajo ka shkuar në polici, le ta gjykojë gjykata. Nëse unë e kam dhunuar, le të më dënojnë 20 vite burg që t’i bëjë qefin asaj. Unë fëmijës si kam parë shenja dhune.

S’kam parë as fotografi. E kam besuar që u dhunuar nga fjalët e nënës. Ushtroj ketë aktivitet prej 13-14 vitesh. S’kam pasur kurrë probleme. Fëmijët kanë firmosur e deklaruar se duan të vijnë në kopsht. Nuk është e vërtetë që kam dashur ta korruptoj.

Më tha nëna që; do shkoj që ta çoj vajzën të hënën tek privati që t’i bëj grafi. Dhe unë i thash; meqë është privat, na 50 mijë lekë e bëja nga unë vajzës, për t’i hequr shpenzimet mjekësore. Por nuk i mori.”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit