Dialogu me Serbinë e ndanë përfundimisht opozitën me Qeverinë

Mos i humb

Sot me kërkesë të kryeministri Ramush Haradinaj u mbajt seanca jashtëzakonshme, me dy pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i dytë i projektligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë dhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

LDK qysh në fillim kërkoi që kjo seancë të shtyhet por e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme. Deputetëve të LDK-së iu kanë bashkuar edhe ata të VV-së.

Mirëpo në këtë seancë nuk kanë munguar as akuzat e kundër akuzat, mospajtimet midis partive politike në Kuvendin e Kosovës, njofton KosovaPost.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka bërë thirrje që mos të bëhen bëni lojëra fjalësh, por të diskutohet për platformë.

“Diskutimi për platformën është çështje ndryshe nga projektligji. Nuk duhet të kërkohet shmangie nga platforma. Është rezolutë politikë që kryeministri mund ta kërkojë në çdo moment. Jemi duke bërë lojë fjalësh, janë gjëra të ndryshme”, ka thënë udhëheqësi i ekipit negociator Fatmir Limaj.

Këto deklarime ai bëri në foltoren e Kuvendit të Kosovës si kundërpërgjigje ndaj deputetëve që e quajtën kundërkushtetuese këtë veprim të kryeministrit.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë thirrje në unitet të spektrit politik, siç ka thënë, që të ruhet Kosova e 17 shkurtit. Ai ka thënë se është një temë e rëndësishme ku secili deputet duhet ta jep kontributin e tyre në këtë etapë të rëndësishme kohore në të cilën ndodhet Kosova

“Është kërkuar një seancë e jashtëzakonshme për tema mjaft aktuale që janë preokupim i të gjithëve që janë të interesit të parë për Kosovën. Askush nuk mund ta mohojë rëndësinë e këtyre temave, edhe ligji për delegacionin shtetëror edhe platforma e dialogut e ka vendin. Duhet të arrijmë një konsensus që ta ruajmë Kosovën e 17 shkurtit”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.

Glauk Konjufca është shprehur se delegacioni shtetëror i udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti nuk ka asnjë kompetencë ligjore dhe rrjedhimisht nuk mund të miratohet asnjë platformë e njerëzve jo kompetentë.

“Kryeministri nuk është dashur ta thërrasë këtë seancë ngaqë është tërhequr nga dialogu me Serbinë. Këtë mbledhje ka mund ta thërrasë Limaj, i cili është zëvendëskryeministër. Paradoksi tjetër është se është tërhequr nga një rezulutë e kuvendit të Kosovës, ndërsa ka prezantuar se si duhet të duket marrëveshja me Serbinë, me 13 dhjetor. Se si do të duket ajo. Ajo është më e rëndësishme se platforma. Dua të pyes se çka ka ndodhur me atë marrëveshje. Kryeministri duhet të na tregojë nëse është tërhequr nga ai dokument sepse nëse nuk është tërhequr atëherë kjo merr një dimension tjetër”, ka deklaruar Konjufca.

Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate i kanë dhënë mbështetje platformës për dialogun me Serbinë dhe paralajmëruan se do ta votojnë./KosovaPost.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit