Dilema e madhe e pazbardhur/ Covid-19 është artificial apo natyror?

Mos i humb

Erdogan: Deri në prill planifikojmë të vëmë në zbatim vaksinën COVID-19

Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan në lidhje me vaksinën e Turqisë...

Biden: Amerika, gati të udhëheqë botën! Qëllimi ynë forcimi i bashkëpunimit me aleatët

Me moton e tij “ America is back” presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi se ka ardhur koha që vendi të kthehej...

Analisti amerikan: Kim Jon-un është vaksinuar kundër Covid-19, ja kush ia siguroi

Kina i ka siguruar një vaksinë eksperimentale kundër COVID-19 liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dhe familjes se tij, pretendon analisti...

Vodhën bizhuteri me vlerë 8 mln lekë në argjendari, pranga 2 vëllezërve në Tiranë, të dënuar më parë në Itali

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi vodhën nga një argjendari 8 milionë lekë të vjetra. Arlind Spahija dhe...

Që nga shpërthimi i parë epidemik i Covid-19 në Vuhan, hipoteza më e besueshme për shfaqjen e këtij koronavirusi të ri, ka qenë ajo e kalimi nga kafshët tek njeriu në një laborator, një gjë e zakonshme në natyrë, duke u bazuar dhe tek pandemitë e tjera si (për shembull AIDS).

Sidoqoftë, menjëherë u fillua të dyshohej mbi origjinën natyrore të SARS-CoV-2, u argumentua se ai ishte në fakt rezultat i manipulimit gjenetik nga njeriu, madje i konceptuar si një armë bakteriologjike, apo i dalë gabimisht nga një laborator.

Në fillim, në mbështetje të teorive mbi artificialitetin e virusit, ishte Lyk Montanje (Çmimi Nobel për Mjekësi në vitin 2008), i cili hipotetizoi një manipulim njerëzor për shkak të pranisë së sekuencave gjenetike të virusit HIV-1 në gjenomin SARS-CoV-2.

Kohët e fundit debati mbi origjinën e koronavirusit të ri, ka rinisur sërish për shkak të deklaratave të virologes kineze Li-Meng Yan, e cila në të ashtuquajturin “Yan Report” të publikuar në mesin e shtatorit, ngre hipoteza se si virusi mund të jetë prodhuar në laborator duke filluar nga dy koronavirusë të ardhur nga lakuriqët e natës (ZC45 dhe ZXC21), të identitifikuar prej saj si të ‘afërmit’ më të ngushtë të SARS-CoV-2.

Çfarë dimë sot

Sekuencat gjenetike të SARS-CoV-2, janë publike dhe të disponueshme për komunitetin shkencor në mbarë botën, ndaj ato mund të analizohen fare lehtë. Kjo ka bërë që të verifikojmë se asnjë sekuencë HIV-1 nuk është e pranishme në SARS-CoV-2, dhe se rajonet gjenomike të referuara janë shumë të vogla dhe që ndahen me qindra specie të tjera të gjalla.

Për më tepër, analizat e mëtejshme filogjenetike, kanë treguar se në natyrë gjenden viruse që janë evolucionarisht shumë më afër SARS-CoV-2 sesa ZC45 dhe ZXC21. Kjo do të thotë që disa tipare të evidentuara në “Yan Report” si rezultat i inxhinierisë gjenetike, janë të pranishme në viruse që qarkullojnë në natyrë.

Virusi më i ngjashëm me SARS-CoV-2, i identifikuar deri më tani, është një koronavirus i lakuriqit të natës i quajtur RaTG13, i cili paraqet një sekuencë gjenetike 96.2 për qind, identike me atë të SARS-CoV-2.

Kjo ngjashmëri tregon se ndoshta është një nga pararendësit e ti. Por ndryshimi prej 3.8 për qind, tregon se nuk është pararendësi i drejtpërdrejtë. Sigurisht, SARS-CoV-2, iu transmetua njerëzve përmes një ose më shumë specieve të ndërmjetme, përmes të cilave do të evoluonte më tej.

Edhe pse ka ende shumë gjëra për të zbuluar, sa i përket të gjithë procesi evolucionar që i dha SARS-CoV-2 formën e tij aktuale, të gjitha të dhënat shkencore të mbledhura deri më sot hedhin poshtë teoritë që mbështesin origjinën artificiale, dhe na drejtojnë drejt asaj, sipas së cilës virusi ka origjinë natyrore.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rreziku i vetëvrasjeve të të prekurve me COVID lidhet me hidroksiklorinën

Përdorimi i klorinës apo hidroksikorinës, ilaçe të përdorur kundër covid 19 mbi të gjitha në fazat e para të emergjencës mund të...

Europa pa vaksinë ndaj COVID-19 para 2021, Agjencia e Barnave cakton datat për të shqyrtuar aplikimet e Pfizer dhe Moderna

Europa duket se me të gjitha gjasat do e mbyllë këtë vit pa një vaksinë ndaj COVID-19. Agjencia Europiane...

Kosova regjistron 10 të vdekur dhe 521 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 viktima nga koronavirusi...

Zvicra shtrëngon masat deri më 23 dhjetor, për t`i zbutur ato në Krishtlindje

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset planifikon të shtrëngojë masat e koronavirurit deri në Krishtlindje. Por vetë festa  familjare do të mundësohet të...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Publikohet ekstrakti i tretë i listave, ja si mund ta verifikojë emrin gjithsecili

Ministria e Brendshme publikon sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25...