Do lëhtësohen vizat, edhe Britania ka nevojë për mjekë

Mos i humb

 

 

Britania ka vendosur që të lehtësojë procedurat për të gjithë mjekët dhe infermierët e huaj, për t’i ardhur në ndihmë mungesës së personelit në Shërbimin Shëndetësor në vend.

Zëdhënësi i kryeministres Theresa May tha se qeveria do të lehtësojë procedurat për viza për mjekët dhe infermierët nga Bashkimi Europian.

Ky vendim pritet të njoftohet zyrtarisht nga Zyra e Shtëpisë ditën e e premte.

Shërbimi shëndetësor britanik ka 35 mijë vende të lira pune për infermiere dhe afro 10 mijë për mjeke. Opozita laburiste e mirëpret vendimin e qeverisë, ndërkohë që drejtuesit e shërbimit shëndetësor, NHS, ndihen të lehtësuar.

Ndërsa kritikët thonë se objektivi është arbitrar, jorealist dhe i dëmshëm ekonomikisht.

Njerëzit nga 28 vendet e BE-së mund të jetojnë aktualisht në Britani nën rregullat e lëvizjes së lirë të bllokut. Ata do të humbasin atë të drejtë automatikisht kur U.K largohet nga BE në marsin e ardhshëm.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit