Duda: Shtetet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen

Mos i humb

Presidenti polak, Andrzej Duda u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, pasi pushtimi rus mund të përhapet përtej Ukrainës.

Duda e bëri thirrjen në një takim me diplomatë të huaj, të akredituar në Poloni.

”Investimet në ushtri janë investime për sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm të vendit tonë, por edhe të gjithë Evropës”, tha ai.

Sipas Dudës, është e rëndësishme që vendet e NATO-s të cilat nuk shpenzojnë të paktën 2,0 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje, duhet të kuptojnë se kërcënimi i pushtimit vjen nga lindja.

”Sot, përballë një lufte të plotë në kufirin lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ne duhet të kërkojmë një ndryshim të shpejtë të kësaj politike dritëshkurtër në favor të një qasjeje më të bazuar në solidaritet dhe besnikëri ndaj aleatëve më të kërcënuar”, tha ai.

NATO ka synimin jozyrtar që të gjitha vendet anëtare të shpenzojnë 2,0 për qind të PBB-së për mbrojtjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit