Erdogan: 319 000 shtëpi brenda një viti në rajonin e goditur nga tërmeti

Mos i humb

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan,ka premtuar se do të shërojë plagët e shkaktuara nga tërmetet e fuqishme që goditën rajonin jugor të vendit të tij muajin e kaluar duke marrë jetën e mbi 50 mijë banorëve.

“Ne po punojmë ditë e natë për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmeti në zemrat e miliona e njerëzve”, tha presidenti Erdogan në një ceremoni të hedhjes së themeleve në provincën Adıyaman.

Erdogan njoftoi se Turqia planifikon të ndërtojë 319 mijë shtëpi brenda një viti në rajonin e goditur nga tërmeti.

“Në njërën anë po krijojmë hapësira të përkohshme akomoduese, ndërsa në anën tjetër po fillojmë ndërtimin e banesave të përhershme”, tha ai duke shtuar se deri më tani ka filluar ndërtimi i 56 323 shtëpive.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke.

Nga to u prekën mbi 13,5 milionë persona, përfshirë Sirinë Veriore

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit