Erdoğan: Turqia dëshiron t’i japë fund luftës civile në Siri

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se qëllimet e Turqisë në Siri janë të lehtësohet procesi politik në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe t’i jepet fund luftës civile .

Presidenti Erdoğan gjatë kthimit në atdhe pas bisedimeve në Rusi, tha se Turqia do të mbetet vigjilente në Idlib, rajonin veriperëndimor të Sirisë, në rast se forcat besnike ndaj regjimit të Bashar al-Assadit shënjestrojnë qytetin ose shkelin armëpushimin e fundit.

Erdoğan theksoi se marrëveshja e së enjtes për armëpushim do të përforcojë sigurinë kufitare të vendit ndaj sulmeve të regjimit dhe sulmeve terroriste, do të hapë rrugën për stabilitet dhe normalizim në rajonin e Idlibit dhe do të garantojë sigurinë e ushtarëve turq dhe civilëve.

“Qëllimi ynë është të lehtësojmë procesin politik në Siri në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe t’i japim fund luftës civile siriane”, tha Erdoğan, duke shtuar se qëllimi i vendit gjatë negociatave në Rusi ishte arritja e një armëpushimi.

“Ne do të mbetemi vigjilentë në rast të sulmeve dhe shkeljeve të regjimit”, tha ai, duke theksuar se ofensiva e Turqisë në Idlib javën e kaluar demonstroi “në mënyrë të fuqishme” vendosmërinë e Turqisë për t’iu përgjigjur sulmeve.

“Një korridor i sigurisë do të krijohet me një thellësi prej gjashtë kilometrash në pjesët veriore dhe jugore të autostradës M4. Ndërkohë, ne do të fillojmë një sistem patrullimi me ta (Rusinë). Kjo gjithashtu tregon solidaritetin midis Turqisë dhe Rusisë”, tha ai.

Erdoğan shtoi se armëpushimi mund të sjellë rezultate pozitive nëse zbatohet siç duhet nga palët, duke siguruar se Turqia nuk do të ndryshojë pozitën apo statusin e 12 pikave të vëzhdimit në Idlib.

“Kjo (situata ushtarake në Idlib) nuk është midis Rusisë dhe Turqisë”, tha ai, duke shtuar se “është regjimi që qëndron para nesh”.

Ai theksoi se trupat turke janë në Siri për të mbrojtur Turqinë dhe banorët e saj, ashtu siç e kanë “mbrojtur dhe ruajtur më 15 korrik 2016”, kur organizata terroriste FETO organizoi një përpjekje të dështuar për grusht shteti që çoi në vdekjen e qindra personave.

Marrëdhëniet me Rusinë, situata në Libi

Erdoğan tha se çështjet kryesore që u diskutuan në bisedimet në Moskë ishin zhvillimet në Idlib, si dhe në Libi, ku Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga OKB-ja lufton kundër forcave të komandantit renegat, Khalifa Haftar.

“Besoj se (presidenti rus Vladimir) Putin do të ndërmarrë hapa pozitiv sa i përket Wagner-it”, tha Erdoğan, duke shtuar se Turqia pret që zhvillimet në Libi të kishin rezultate të ngjashme me ato që u arritën bisedimeve të fundit me zyrtarët rusë.

“Ne kemi lidhje të gjera dhe shumëdimensionale me Rusinë në fushat e ekonomisë, tregtisë, industrisë, turizmit dhe energjisë”, tha ai, duke shtuar se e ka ftuar Putinin për një takim strategjik të nivelit të lartë në Turqi.

“Zhvillimet në Siri dhe Idlib nuk duhet të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe. Duke pasur këtë parasysh, ne ndërmorëm një hap të rëndësishëm dhe arritëm marrëveshjen e armëpushimit”, tha ai.

Ai më tej tha se Turqia ishte pranë pranimit të pjesëve të fundit të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 që e bleu nga Moska, duke shtuar se sistemi do të aktivizohet në muajin prill.

Nga ana tjetër, Erdoğan tha se Turqia gjithashtu dëshiron të blejë sistemin amerikan të mburojës ajrore Patriot nëse Pentagoni jep ‘dritë jeshile’ për këtë blerje.

Mobilizimi i alilkërkuesve, refugjatëve

Duke iu referuar politikës së fundit të Turqisë të “dyerve të hapura” në lidhje me azilkërkuesit që dëshirojnë të arrijnë në Evropë, Erdoğan tha se vendimi i Turqisë në lidhje me këtë çështje është përfundimtar.

“Ne nuk kemi kohë për të diskutuar me palën greke nëse dera e hapur tani është mbyllur, ajo është çështje e kryer. Refugjatët do të shkojnë aq larg sa munden, ne nuk po i detyrojmë ata të largohen nga vendi ynë”, tha ai.

Erdoğan theksoi se zhvillimet në Idlib nuk ishin shqetësim i BE-së, duke akuzuar Unionit se nuk i ka ndihmuar Turqisë me strehimin e refugjatëve.

Deri më tani, mbi 142.000 azilkërkues dhe migrantë kanë kaluar në Evropë pasi Turqia hapi kufijt e saj, duke akuzuar BE-në se nuk e ka përmbushur premtimin e dhënë.

Reagimi grek ndaj migrantëve të parregullt dhe azilkërkuesve ka qenë i ashpër, pasi ndaj tyre u përdor dhunë, gaz lotsjellës, ndërsa të paktën dy persona u vranë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit