Erdogan: Turqia nuk mund të përballojë një valë të re migrantësh nga Siria

Mos i humb

Turqia nuk mund t’i bëjë ballë një fluksi të ri migrantësh nga Siria, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Tashmë është e pamundur që Turqia të përballojë një valë të re të migrantëve nga Siria”, tha Erdogan gjatë pritjes në Ankara të sekretarit amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross.

“Presim nga SHBA të jetë pranë nesh në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet për krijimin e zonave të sigurta për kthimin e migrantëve në shtëpitë e tyre”, shtoi Erdogan.

Më 7 gusht, zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord të formojnë një zonë të sigurt në veri të Sirisë dhe të krijojnë një korridor paqeje për të lehtësuar lëvizjen e sirianëve të zhvendosur që duan të kthehen në shtëpi. Ata gjithashtu ranë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët operacionesh.

Marrëveshja gjithashtu parashikon vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë për të mënjanuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë, duke përfshirë pastrimin e zonës nga organizata terroriste YPG/PKK, të cilën SHBA e ka mbështetur.

Duke folur për tregtinë bilaterale me SHBA-të, presidenti turk tha se ai ka diskutuar me homologun e tij amerikan, Donald Trump, për fillimin e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë, duke shtuar se ministrat relevantë nga të dy vendet do të fillojnë të punojnë në këtë drejtim së shpejti.

“Duam që më shumë kompani amerikane të investojnë në vendin tonë. Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje të nevojshme për investitorët amerikanë”, theksoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit