OKB: Mbi një çerek milioni njerëz të zhvendosur në Somali

Mos i humb

Agjencitë humanitare të OKB-së kanë bërë të ditur se gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, mbi një çerek milioni somalezë janë zhvendosur kryesisht për shkak të thatësirës dhe konfliktit në Somali.

Rrjeti për Mbrojtjen e Kthimit dhe Monitorimit, projekt i udhëhequr nga agjencitë e refugjatëve të OKB-së në partneritet me Këshillin Norvegjez për Refugjatë, tha se shumica e zhvendosjeve të lidhura me konfliktin ndodhën në rajonin Shabelle ku operacionet e armatosura nga forcat e sigurisë somaleze të mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë kundër grupit Al-Shabaab rifilluan në prill të vitit 2019.

“Më shumë se një çerek milioni somalezë janë zhvendosur midis janarit dhe korrikut të këtij viti, kryesisht për shkak të thatësirës dhe konfliktit. Më shumë se 100 mijë njerëz ishin zhvendosr nga thatësira në vitin 2019. Kjo shënon një ulje prej 50 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Një rritje u raportua në korrik me rreth 28 mijë persona të zhvendosur, një rritje prej 57 për qind në krahasim me qershorin”, tha në Twitter, Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare në Somali.

Zyra e OKB-së theksoi se që nga korriku konflikti i armatosur dhe pasiguria poashtu kanë shkaktuar zhvendosjen e 126 mijë personave nga shtëpitë e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit