Etiopia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Mos i humb

 

Parlamenti i Etiopisë ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme, e cila u imponua në muajin shkurt të këtij viti, me fuqi të drejtpërdrejt.

Gjendja e jashtëzakonshme u hoq me një shumicë të gjerë votash, edhe atë vetëm me 8 abstenime dhe pa kundërshtim, në Shtëpinë e Përfaqësuesve prej 547 vendesh.

Gjendja e jashtëzakonshme u imponua për një periudhë prej gjashtë muajsh pas viteve të trazirave, e dyta pas ligjit ushtarak të tetorit të vitit 2016, i cili zgjati dhjetë muaj.

Duke folur në parlament, shumica e parlamentarëve thanë se kishte paqe relative në të gjithë vendin, duke e bërë gjendjen e jashtëzakonshme të pavend.

Megjithatë, disa parlamentarë shprehën vërejtje lidhur me përplasjet e fundit në zonat Borena dhe Godeo të Ormia-s, si dhe në shtetet e Etiopisë jugore, përkatësisht që çuan në zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve.

Etiopia ka qenë relativisht duke parë ringjalljen e shpresës pasi erdhi në pushtet kryeministri i ri, Abiy Ahmed, udhëheqësi më i ri i Afrikës deri më tani.

Në 60 ditët e tij në pushtet, Abiy i cili u përshëndet nga Oromo, grupi më i madh etnik në vend, paraqiti shumë premtime duke përfshirë lirimin e të burgosurve politikë.

Ministri i Mbrojtjes, Motuma Mekasa, u tha parlamentarëve se Shteti i Emergjencës ka më shumë dëm sesa dobi.

Duke pranuar se kishte pasur raste të trarizarave në disa pjesë, ministri tha se këto lloje problemesh mund të zgjidheshin duke marrë masa poltike dhe të trajtuara nga forcat rajonale të sigurisë.

“Këto lloje problemesh po ndodhnin me ose pa gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Mekasa, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme kishte ndikim negativ në turizëm dhe rrjedhën e qetë të investimeve në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit