Thënie profetike të sakta dhe të zgjedhura.
“Nuk është prej nesh ai që nuk e mëshiron të voglin tonë dhe nuk e nderon (dhe respekton) të madhin tonë”.
“Nuk ia mbulon (fsheh gjunahet) një rob (njeri) një robi tjetër në këtë botë, veçse Allahu do t’ia mbulojë atij Ditën e Kijametit”.
“Ai që privohet nga butësia, privohet nga mirësia”.
“Sharja e muslimanit është Fusuk (shthurrje, dalje nga bindja e Allahut) dhe vrasja e tij është kufër (mohim, mosbesim)”.
“Nuk hyn në Xhennet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore”.
“Për atë person që Allahu dëshiron mirësi, e bën atë që të kuptojë fenë”.
“Mos e kini smirë njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos i ndërprisni lidhjet me njëri-tjetrin, por bëhuni robër të Allahut vëllezër”.
“Ai që nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron atë”.
“Lexojeni Kuranin, sepse ai do të vijë ndërmjetësues Ditën e Kijametit për ata që e kanë lexuar atë”.
“I mjafton personit si e keqe (gjunah) që të nënçmoj (nënvlerësoj) vëllain e tij musliman”.
Përktheu: Brulind Callari


