Forcat iraniane kufizojnë lirinë e adhurimit në Siri

Mos i humb

Ushtria e Gardës Revolucionare të Iranit po ndërhyn ndaj lirisë së adhurimit të popullatës sunite në zonën Bukemal të regjimit sirian, të cilin ata e kontrollojnë në mënyrë aktive në kufirin me Irakun.

Zona Bukemal e cila ndodhet në rajonin e regjimit të Bashar al-Asadit në qytetin Dejrizor të Sirisë në kufi me Irakun kontrollohet nga Ushtria e Gardës Revolucionare të Iranit. Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se kohët e fundit po kufizohet liria e adhurimit për në këtë rajon ku jetojnë arabët sunitë.

Këto forca të cilat kanë konfiskuar edhe disa shtëpi të civilëve thuhet se i kanë kthyer këto ndërtesa në vende adhurimi për besimin shiit. Forcat iraniane gjithashtu pengojnë popullatën që të ndërtojë dhe riparojnë xhamitë e shembura.

Forcat iraniane vonojnë përpjekjet e donatërove bamirës duke pretenduar se ata duhet të marrin miratimin e tyre, ndërsa ata që reagojnë i akuzojnë si anëtarë të DEASH-it.

Ndërkohë burimet kanë bërë të ditur se forcat iraniane nuk lejojnë as edhe mbajtjen e hutbesë (ligjëratës) gjatë të premteve dhe se popullata në rajon po jeton në frikë.

Regjimi i Asadit, rajonin nën pushtimin e DEASH-it e mori nën kontroll në kuadër të një operacioni që ndërmori më 9 nëntor 2017 me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit. Në operacionin e kryer ndaj zonës Bukemal ofruan mbështetje me goditje artilerike edhe forcat Hashbi Shabi në kufirin e Irakut.

Presidenti amerikan Donald Trump, më 8 prill njoftoi vendosjen e Ushtrisë Gardës Revolucionare Iraniane në listën e organizatave të huaja terroriste të SHBA-ve.

Në Siri, shumë grupe të armatosura me mbështetjen e Iranit po luftojnë në radhët e regjimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit