Forcat turke në përgatitje për një tjetër ofensivë, këtë herë në veri të Irakut

Mos i humb

“Operacioni për ta fshirë udhëheqjen e PKK-së në Kandil është vetëm çështje kohe, teksa forcat e armatosura turke, të vendosura tashmë në veri të Irakut, janë gati të nisin një ofensivë të gjerë,” shkruan e përditshmja turke në gjuhën angleze “Daily Sabah” në një raportim të fundit të saj.

Pas operacioneve të sukseshme në Siri, ushtria turke bëhet gati kështu të vërë në shenjë një tjetër kërcënim të vazhdueshëm që vjen nga Kandili, aty ku organizata terroriste kurde PKK ka qendrën e saj.

Operacioni në përgatitje prej muajsh kërkon t’i japë një goditje përfundimtare PKK-së, një shqetësim i vazhdueshëm për sigurinë në Turqi.

Ushtria turke mësohet të ketë hyrë 25 kilometra në veri të Irakut, ku ka marrë kontrollin e rajonit Bradost, e ka hyrë në luginën Barazgir, e konsideruar një portë për në Kandil.

Veç kësaj, “Daily Sabah” bën të ditur se forcat e armatosura turke kanë ngritur në rajon dhe baza për tanke e helikopterë.

Ofensiva e pritshme vjen pak kohë pas operacionit të suksesshëm të ushtrisë turke në Siri, me marrjen nën kontroll të Afrinit, një bazë e degëve të PKK-së në Siri.

Presidenti Erdogan theksoi dy ditë më parë se Turqia është e vendosur ta zhdukë terrorizmin që e kërcënon. “Ne do të shkojmë te burimi i terrorizmit përpara se të vijë tek ne,” qenë fjalët e tij në një aktivitet elektoral. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit