FOTO+EMRAT/ Si ndodhi aksidenti tragjik në Gjirokastër, ja kush është viktima

Mos i humb

Personi që shihni në foton më lart është Julian Loloçi, 34 vjeçari i cili humbi jetën sot në një aksident tragjik në Gjirokastër.

Burimet thanë se mjeti me të cilin ai udhëtonte së bashku me Enrik Hysenin, shoferi i makinës, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka qenë duke udhëtuar në aksin dytësor të Gërhotit që lidhet me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, por ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në kthesë duke u përplasur me një mur anësor. Fatkeqësisht Julian Loloçi humbi jetën.

Informacion paraprak:

Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit