Franca vendos të dëbojë përfundimisht MEK-un drejt Shqipërisë

Mos i humb

Nga: Francis Reeds

Situata e re politike ka bërë që qeveria franceze të marrë vendime të ndryshme rreth grupit PMOI / MEK dhe të përfitojë nga mundësitë në ndërveprimin diplomatik me Iranin.

Shefi i shtabit të Presidentit Francez Emmanuel Macron, Alexis Kohler, në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se në një takim të 29 tetorit midis Presidentit Emmanuel Macron dhe Ministrit të Jashtëm Francez, Jean-Yves Le Drian, qeveria franceze vendosi të mos lejojë më praninë e PMOI / MEK në tokën franceze.

Ky zyrtar francez që është një nga anëtarët më me ndikim në pallatin Elysee, duke iu referuar pranisë 40-vjeçare të organizatës në Francë, përmendi vendosjen e përhershme të udhëheqjes së saj në Shqipëri dhe panevojshmërinë për të strehuar MEK-un në Francë dhe pasojat negative të aktiviteteve të saj në tokën franceze. Ai deklaroi se mungesa e pranisë së liderëve të MEK në Francë do të lejonte presionin e BE mbi Iranin qe te zbutet gjatë bisedimeve për të ndaluar aktivitetet bërthamore dhe raketore të Iranit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit