Fundosja e varkës në Himarë, gjendet e mbytur gruaja

Mos i humb

Është gjetur e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në det në jug të vendit, në Himarë.

Gruaja ishte në varkë së bashku me një shoqërues, bashkëshortin dhe djalin. Ndërsa të tjerët ia kanë dalë të shpëtojnë, gruaja u shpall e zhdukur nga policia për pak kohë.

Vetë shoqëruesi i varkës tha se tentuan të shpëtojnë gruan, mirëpo ishte e pamundur, pasi mund të mbyteshin edhe vetë.

Ai tha se deti mbante stuhi e nuk mund të bënin dot gjë. Policia informon mbi ngjarjen.

“Një milje përballë Dhërmiut, Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojën Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thotë policia.


Viktima është identifikuar si Mirela Rama. Familja është nisur për udhëtim për të zënë peshk në mëngjes, ndërsa stuhia e fortë ka përmbytur varkën.

Varka është përmbysur dhe ka zënë zonjën poshtë. Djali i saj e ka mbajtur për pak kohë në krah, ndërsa një stuhi tjetër e fuqishme ia ka marrë të ëmën nga duart.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit